
Izmaku: Kuvendi ka nevojë për figurën e Limajt, ka vullnet politik
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë takim të ri zyrtar mes Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por bisedimet po zhvillohen në një frymë pozitive.
Ajo theksoi se Nisma e konsideron të rëndësishme përfshirjen e Fatmir Limajt në udhëheqjen e Kuvendit, duke e vlerësuar atë si figurë që mund të sjellë konsensus mes deputetëve për proceset që e presin Kosovën.
Takim të ri nuk mund të them zyrtarisht që ka ndonjë takim të ri, nuk ka asnjë qëndrim të ri mbetemi me ato qëndrime. Nisma e konsideron Kuvendit të Kosovës i duhet figura e Limajt e cila do të sjelltë koncensus. Mendojmë që kryetarit të kuvendit është një udhëheqje e cila ka nevojë që të sjellë një konsensus në mes deputetëve dhe për proceset që e presin Kosovës. Ka bisedime në frymë pozitive është konstruktivetet nga dy palët por nuk ka ndonjë vendim të ri.”, ka thënë ajo.