Kurti pret në takim ambasadorin e ri të Italisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha

Kurti pret në takim ambasadorin e ri të Italisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha

Aktuale May 19, 2025 - 15:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Italisë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim të parë ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi lart kontributin e vazhdueshëm të Italisë për vendin tonë.

“Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën e ekonomisë, sigurisë e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore”, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu, Kurti gjatë takimit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Kosovës. /Zëri