Kurti bën homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu
Foto: ZKM

Kurti bën homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu

Aktuale May 07, 2025 - 14:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe deputetë të Kuvendit bënë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velani”.

Image

Duke kujtuar dhe nderuar figurën e tij, Kurti tha se Fazliu është një shembull i luftëtarit çlirimtar edhe para luftës çlirimtare.

Image

“Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, atdhedashuria e tij e pafund dhe aksionet e betejat në të cilat mori pjesë, padyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë jo vetëm për brezin tonë, por edhe për gjeneratat që do të vijnë, se si duhet atdheu, si punohet për çlirim, si luftohet për bashkim”, theksoi ndër të tjera Kurti.

Image

Lavdi Bahri Fazliut “Gëzimit” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Image