Balje e prerë: Nuk e votojmë propozimin e LVV-së
Foto: Laura Hasani

Balje e prerë: Nuk e votojmë propozimin e LVV-së

Aktuale May 01, 2025 - 10:35

Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka thënë se nuk ndryshon qëndrim sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosja.

Ajo është deklaruar e prerë se nuk do të votojë pro.

“Si parti gjithmonë kam me e përsërit se ne nuk e votojmë”, tha Balje.

Ajo tha se beson se për ndonjë kandidat tjetër do të votonte, por edhe ajo sqaroi se përse nuk qëndroi në sallën disa herë.

“Sot do e shprehi votën kundër, duke votuar. Sot kam me votu”, u shpreh tutje Balje.

Balje konfirmoi se është takuar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, por ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Grupit Parlamentar të kësaj partie.