Edita Tahiri me një formulë për tejkalimin e ngërçit: Kryeministri të jetë nga PDK-ja, e Kurti president
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë një propozim për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se dështimi i katërt për konstituimin e Kuvendit kërkon marrëveshjen që PDK-ja ta ketë kryeministrin dhe Kurti të bëhet president i vendit.
Sipas saj, posti i presidentit duhet t’i kalohet Kurtit pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit, të cilën e quan “presidente gojëmbyllur”.
Postimi i plotë:
Ky dështim i katërt në konstituimin e Kuvendit kërkon marrëveshje politike për organet e Kuvendit dhe për Qeverinë e koalicionit në një pako. PDK-së i takon kryeministri, Kurtit me i premtuar se bëhet president, pas kalimit të mandatit të Vjoses, e kësaj të fundit më vjen keq, por mjaft e ka pasur një mandat si presidente gojëmbyllur që ishte.