Fitim Meniqi zgjidhet u.d. i drejtorit në Spitalin e Vushtrrisë
Aktuale
April 10, 2025 - 12:35
Fitim Meniqi është zgjedhur sot ushtrues detyre i drejtorit të spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Kështu ka njoftuar vetë spitali, përmes një njoftimi.
Bëhet e ditur se Meniqi është specialist i Radiologjisë dhe ka punuar në QKMF në Vushtrri.
“Dr. Meniqi është specialist i Radiologjisë. Ka punuar si mjek i përgjithshëm në QKMF, në Vushtrri. Është punësuar si radiolog në spitalin ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri, nga viti 2018. Në kuadrit të Spitalit ka bartur pozita të ndryshme, si anëtar i Këshillit Drejtues, u.d. i shefit të Këshilli Profesional dhe po ashtu ka qenë shef i Repartit të Radiologjisë”, thuhet në njoftim.
Ai ka një angazhim të njohur për qytetarët dhe pacientët e tij në fushën specialistike dhe hulumtuese.