Rikthehen uebfaqet e institucioneve
Aktuale
April 07, 2025 - 08:35
Mëngjesin e sotëm, disa uebfaqe të institucioneve të Kosovës kishin rënë nga sistemi.
Gazeta Zyrtare, uebfaqja e Qeverisë së Kosovës dhe të ministrive nuk kanë funksionuar, shkruan Zeri.info.
Po ashtu mëngjesin e së hënës probleme ka pasur edhe platforma e shërbimeve online, “e-kosova”.
Nuk dihet nëse janë hakuar apo ka pasur ndonjë problem me server, pasi akoma nuk ka ndonjë përgjigje ose reagim zyrtar nga ana e institucioneve.
Theksojmë se Kosova ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike në shtator të vitit 2022. /Zëri