Meteorologu tregon se çfarë moti parashihet të mbajë gjatë muajit prill
Foto: Laura Hasani

Meteorologu tregon se çfarë moti parashihet të mbajë gjatë muajit prill

Aktuale April 06, 2025 - 11:56

Dita e sotme zbardhi me reshje të borës. Fjollat e bardha befasuan shumëkënd mëngjesin e së dielës.

Rreth parashikimit të motit, foli meteorologu Besim Aliu.

Aliu në Klan Kosova tregoi se çfarë moti do të mbajë gjatë muajit prill.

Ai ka thënë se reshjet e borës do të jenë vetëm gjatë ditës së sotme.

Aliu, po ashtu ka bërë të ditur se, temperaturat e ulëta parashihen deri në ditën e martë të javës së ardhshme, kryesisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit, kurse gjatë ditës do të ketë temperatura tipike pranverore.

Sipas Aliut, reshje të shiut do të ketë gjatë ditës së enjte dhe të hënës së ardhshme.