
Shefja e diplomacisë së BE-së Kaja Kallas, më 8 prill në Tiranë
Aktuale
April 04, 2025 - 23:16
Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill.
Ajo do të takohet fillimisht me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Takime do të ketë edhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve.
Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.