Osmani në Sofje në Procesin e Aqaba, pjesëmarrës edhe Vuçiqi
Foto: Laura Hasani

Osmani në Sofje në Procesin e Aqaba, pjesëmarrës edhe Vuçiqi

Aktuale April 04, 2025 - 08:09

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Sofje të Bullgarisë, ku po mbahet Procesi i Aqaba-s, nikoqirë të të cilit janë presidenti bullgar Rumen Radev dhe mbreti Abdullah i Jordanisë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Osmani do t’i ngrejë “disa çështje atje”.

“Unë e di që Osmani do të ngrejë disa çështje, sepse këtu nuk ka flamuj ose simbole, madje edhe kravatat janë të ndaluara si pjesë e imazhit të Samitit në Akaba dhe jam i sigurt për çështjet që ajo do të ngrejë. Por ne kemi gjithashtu një delegacion të mirë dhe do t’i shtrojmë çështjet tona. Gjëja më e rëndësishme është të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe të shohim se si mund të ecim përpara”, ka thënë Vuçiqi.