Omea dy vjeçare po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

Omea dy vjeçare po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë urgjente

Aktuale April 03, 2025 - 17:23

Omea Mehmeti, 2-vjeçare, po kalon një sfidë të vështirë me shëndetin e saj.

2-vjeçarja nga Prishtina po përballet me një sëmundje të rëndë në veshkë, për të cilën trajtimet e mëtutjeshme nuk mund t’i marrë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Të mërkurën, Shërbimi Spitalor i Kosovës rekomandoi vazhdimin e trajtimit urgjent mjekësor të Omeas 2-vjeçare, jashtë vendit.

“Rekomandohet trajtim urgjent jashtë vendit”, thuhet në raportin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, të cilin e ka nënshkruar drejtori i kësaj klinike Sejdi Statovci.

Valdrin Mehmeti, babai i Omeas, tha sot në një njoftim se mjekësit i kanë këshilluar transferimin urgjent të Omeas për një ekzaminim të specializuar në Francë.

“Omea Mehmeti, një vajzë e mrekullueshme 2-vjeçare nga Prishtina po e kalon një betejë të rëndë për shëndetin e saj. Qe dy vite, ajo është përballur vazhdimisht me operacione për shërimin e veshkave por pa sukses!”, thuhet në njoftimin e prindit të 2-vjeçares, të cilin ai e ka publikuar në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet se jeta e Omeas është bërë e varur nga medikamentet kundër dhimbjes.

“Herën e fundit, mjekët në QKUK kanë këshilluar që Omea duhet të transferohet urgjentisht në Francë për një ekzaminim të specializuar. Jeta e saj është bërë e varur nga medikamentet kundër dhimbjeve”, vazhdon njoftimi.

Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet, familja ka vendosur të shpallë kërkesë për ndihmë financiare nga qytetarët.

Më poshtë mund të gjeni publikimin e prindit të Omeas dhe të dhënat e bankës për ndihmë:

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo

Swift Code: RBKOXKPR

Account Nr: 1501120002095029

Emri: Valdrin Mehmeti (Babai)

Tel: +38345622221