Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në Klinë

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në Klinë

Aktuale March 30, 2025 - 17:29

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime në territorin e komunës së Klinës, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime janë një aktivitet kyç për forcën paqeruajtëse, duke përforcuar praninë e tyre në terren me paanshmëri dhe respekt ndaj të gjitha komuniteteve.

KFOR thekson se trupat e saj mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke u siguruar që të jenë gjithmonë të përgatitur për çdo situatë.

Sipas njoftimit, misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet i pandryshuar, duke garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.