Osmani shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në Tajlandë dhe Mianmari ku tërmetit la mijëra të vdekur
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mijë e 644, thotë udhëheqja ushtarake e vendit, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 3 miëj e 408, me 139 të zhdukur.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një postimi në plaftormën "X", ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmaritm raporton Zeri.info.
Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi.
“Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë”, ka shkruar e para e vendit në X.
The Republic of Kosovo stands in solidarity with the people of Thailand and Myanmar following the devastating earthquake that struck both countries.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 29, 2025
We extend our deepest condolences to the families of the victims and to all those affected by this tragedy. May they find strength…