Kurti dhe Taylori flasin për bashkëpunim të dyanshëm
Foto: ZKM

Kurti dhe Taylori flasin për bashkëpunim të dyanshëm

Aktuale March 27, 2025 - 21:02

Kryeministri në detyrë i  Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ushtruesen e detyrës së shefes së misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor.

Image

Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe OSBE-së.

Po ashtu, u diskutua edhe procesi i funksionalizimit të plotë të zyrës për harmonizim gjuhësor.

Image

“Kjo zyrë do të sigurojë përkthimin e saktë në tri gjuhë të të të gjitha akteve juridike, për më shumë profesionalizëm, efikasitet e realizim të plotë të drejtave themelore. Në vijim, u bisedua edhe për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe hapat e radhës për vazhdimësinë e funksionimit të kësaj zyre. Kurti e falënderoi znj. Taylor për takimin e bisedën e frytshme duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të dyanshëm”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. /Zëri

Image