Pas certifikimit të rezultateve – Hamza nesër thërret konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Pas certifikimit të rezultateve – Hamza nesër thërret konferencë për media

Aktuale March 27, 2025 - 17:18

Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media duke filluar nga ora 11:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të PDK-së, ku është shtuar se konferenca do të mbahet në selinë e kësaj partie.

Edhe pse në komunikatë s’është bërë e ditur arsyeja, këtë konferencë, PDK e ka thirrur pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë që u bë sot në mbledhjen e mëhershme të KQZ-së.