Investim prej afro 8.5 milionë eurosh për rrugën transit në Klinë

Investim prej afro 8.5 milionë eurosh për rrugën transit në Klinë

Aktuale March 27, 2025 - 12:31

Punimet për ndërtimin e rrugës transit Klinë – Skenderaj – Istog po ecin me ritme të shpejta, duke sjellë një lehtësim të madh për qarkullimin dhe sigurinë rrugore.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në LOT 2 të projektit, i cili ka një gjatësi prej 1550 metrash dhe përfshin ndërtimin e dy urave, trotuareve dhe shtigjeve për biçikleta.

Vlera totale e investimit arrin në 8.5 milionë euro, ndërsa LOT 2 ka një kosto prej 1.977.619.35 eurove. Projekti financohet nga Komuna e Klinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të një memorandumi bashkëpunimi me zëvendësministrin Hysen Durmishi.

Kryetari Elezaj ka kërkuar që punimet të përfundojnë sa më shpejt, në mënyrë që të nisë asfaltimi i rrugëve dytësore dhe kyçjeve në rrugën kryesore. Ai falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe MMPHI-në për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e Klinës.