Sot pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Aktuale
March 27, 2025 - 08:08
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.
Kjo pritet të bëhet gjatë mbledhjes së paraparë për ditën e sotme, që do të nisë nga ora 16:00, raporton Zeri.info.
Po ashtu në rendin e ditës është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit, si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 09 shkurt.