Lajm historik, thotë Kurti për njohjen e pavarësisë nga Kenia
Foto: Laura Hasani

Lajm historik, thotë Kurti për njohjen e pavarësisë nga Kenia

Aktuale March 26, 2025 - 18:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për njohjen e vendit nga shteti i Kenias.

Kurti u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë për vendin, shkruan Zeri.info.

Ai falënderoi presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

“Mirënjohje për presidentin e Kenias Ëilliam Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.

Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, shkroi i pari i vendit në një postim në Facebook. /Zëri