Takimi i diasporës për bashkim e reflektim: Përkujtohet në Zvicër 26-vjetori i nisjes së bombardimëve të NATO-s
Fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi forcat ushtarake serbe, nuk mund të mos përkujtohej nga shqiptarët e diasporës në Zvicër dhe më gjerë.
Data 24 mars shënoi 26-vjetorin e nisjes së bombardimeve të Aleancës kundër forcave ushtarake dhe policore serbe për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, pasi hapi rrugën drejt çlirimit të Kosovës nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviçit, i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.
Pas refuzimit të Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë, NATO ndërmori një fushatë ajrore që zgjati 78 ditë, duke sjellë përfundimisht lirinë për popullin e Kosovës.
Kjo datë historike përkujtohet çdo vit jo vetëm në atdhe, por edhe në mërgatë, ku shqiptarët e diasporës vazhdojnë të ruajnë dhe të promovojnë vlerat kombëtare. Këtë vit, një ngjarje e veçantë u organizua Zyrih (Zvicër).
Ky event, i cili u zhvillua në prag të ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, u shoqërua me një darkë-iftar dhe bashkëbisedime mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në diasporë dhe në atdhe.
Në këtë tubim morën pjesë personalitete të njohura nga fusha e diplomacisë, biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile.
Ndër të pranishmit ishin Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, Z. Rexhep Demiri; Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Zyrih, Z. Vigan Berisha; Sekretari i Parë i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Z. Valon Gashi; Z. Gjenis Haxhimemeti, diplomat në Ambasadën e Kosovës në Bernë; disa imamë të njohur, disa bizsnemenë dhe përfaqësues të diasporës në Zvicës, si dhe biznesmeni e filantropi i njohur Z.Lazim Destani.
