LVV: Qeveria “Kurti 3” po vjen
Foto: Laura Hasani

LVV: Qeveria “Kurti 3” po vjen

Aktuale March 25, 2025 - 12:28

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, në të cilën kanë radhitur vështirësitë që qeveria “Kurti” pati gjatë mandatit katërvjeçar.

Sipas LVV-së, gjatë katër vjetëve të këtij mandati Kosova është bërë më e sigurt, ndërsa është përmendur edhe luftimi i grupeve kriminale në veri.

Ata kanë paralajmëruar se qeveria “Kurti 3” po vjen, transmeton Zeri.info.

“Qeveria ‘Kurti’ është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vjet për Republikën, katër vjet që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet.

Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit”, thotë LVV-ja. /Zëri