Donika Gërvalla sot pritet të japë dorëheqje
Foto: Laura Hasani

Donika Gërvalla sot pritet të japë dorëheqje

Aktuale March 24, 2025 - 08:10

Ministrja e Jashtme e vendit, Donika Gërvalla-Schwarz, pritet të japë dorëheqje.

“Zëri” ka mësuar përmes burimeve se Gërvalla-Schwarz do ta marrë këtë vendim sot, ndërsa nuk janë mësuar arsyet e sakta.

Duket se kjo vjen pasi ligji i obligon ministrat të bëjnë një veprim të tillë, sipas Ligjit për Qeverinë, që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, thuhet se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar e të cilët kanë arritur të fitojnë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet, duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Certifikimi i zgjedhjeve pritet të bëhet pasi Gjykata Supreme të shqyrtojë brenda 5 ditëve ankesën që LVV-ja dorëzoi të premten e kaluar.

Kujtojmë se Gërvalla, në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka marrë 111.881 vota, duke u radhitur e shtata si më e votuara në LVV. /Zëri