“Ngjarje e rëndë”, kryetari i Vushtrrisë reagon pas vrasjes së 19-vjeçarit

“Ngjarje e rëndë”, kryetari i Vushtrrisë reagon pas vrasjes së 19-vjeçarit

Aktuale March 24, 2025 - 00:27

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi u ka shprehur ngushëllime familjes Zymeri për vdekjen tragjike të të birit, Arditit.

Ai ka thënë se ngjarja e sontme ka tronditur qytetin e Vushtrrisë, raporton Zeri.info.

Idrizi ka falënderuar organet e rendit për reagimin e shpejtë në kapjen e dorasit.

 

Telegrami i plotë:

 

Sonte, qyteti ynë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 19-vjeçar humbi jetën tragjikisht. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes Zymeri, bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e djalit të tyre.

 

Falënderoj organet e rendit për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e të dyshuarit. Besojmë në drejtësi!

 

Të zbardhet sa më parë rasti dhe të garantohet siguria e qytetarëve tanë.