Nikaj merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore
Foto: Laura Hasani

Nikaj merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore

Aktuale March 22, 2025 - 23:37

Bernard Nikaj i cili është Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore.

Kjo është bërë e ditur nga vetë PDK-ja, ku është shtuar se Nikaj ishte zgjedhur për këtë pozitë në dhjetor të vitit të kaluar.

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka marrë zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), pasi u zgjodh në këtë pozitë në dhjetor të vitit të kaluar.

Partia Demokratike e Kosovës e përgëzon sekretarin Nikaj për këtë angazhim të ri, përmes të cilit do të avancojë përpjekjet e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, promovimin e demokracisë dhe fuqizimin e vlerave liberal-demokratike në rajon. Suksese.