Pas Burojës, ish-presidenti Thaçi arrin në EULEX, qytetarët e presin duke thirrur “Thaçi, Thaçi”
Aktuale
March 21, 2025 - 16:20
Ish-presidenti Hashim Thaçi pas qëndrimit në Burojë të Skenderajt, me përcjellje të EULEX-it është sjellë në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit.
Disa qytetarë të pranishëm aty e kanë pritur duke e thirru me emër “Thaçi, Thaçi”
Paraprakisht, Thaçi ka vizituar varrin e babait të tij në Burojë dhe ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë në shtëpi.