Pamje nga vizita e Thaçit në Burojë, bën homazhe te varri i babait [video]

Pamje nga vizita e Thaçit në Burojë, bën homazhe te varri i babait [video]

Aktuale March 21, 2025 - 11:26

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot arriti nga Haga në Kosovë për të bërë nderime te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, në Burojë të Skenderajt.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për moslejimin e pjesëmarrjes së Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij kishte shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.

Haxhi Thaçi është varrosur të martën, më 18 mars 2025, në prani në një numri të madh të qytetarëve nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Babai i ish-presidentit Thaçi vdiq të dielën, pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ndonjë ditë më parë Hashim Thaçi vizitoi të atin në Klinikën Interne të QKUK-së, ku tashmë i ndjeri po trajtohej.

Ekonomia Online ka publikuar pamje të Thaçit nga vizita e tij te varri i babait në Burojë. /Zëri