Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë mbahet ligjerata në lidhje me edukimin mediatik

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë mbahet ligjerata në lidhje me edukimin mediatik

Aktuale March 20, 2025 - 17:29

Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Fakultetit Filologjik të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, organizuar nga Këndi Amerikan (Amerikan Corner) – Prizren, u mbajt një ligjëratë në lidhje me edukimin mediatik.

Studentët e pranishëm patën mundësinë të njoftohen nga ligjëruesi Fisnik Minci, gazetar, në lidhje me aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar burimet e informacionit, si të dallojmë lajmet e rrejshme nga verifikimi i fakteve dhe dallimin e funksionit të mediave tradicionale dhe atyre digjitale.

Poashtu, u diskutua edhe ndikimi i mediave në opinionin publik dhe roli i rrjeteve sociale në manipulimi medial dhe propagandë.

Ligjërata zgjoi një interesim të madh nga studentët të cilët treguan pjesëmarrje aktive në diskutim duke potencur përvojat dhe se sa ata e konsumojnë median tradicionale në krahasim me atë të rrjeteve sociale, duke treguar edhe përvojat e tyre se ndeshen me lajmet e ndryshme dhe të paverifikuara në llogaritë e tyre.