Aleanca ushtarake me Kosovën e Kroacinë, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Aleanca ushtarake me Kosovën e Kroacinë, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Aktuale March 20, 2025 - 09:48

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dhënë më tepër detaje rreth marrëveshjes së nënshkruar të martën në sektorin e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Vengu tha se ka pasur përpjekje në zonën kufitare të Kosovës për të krijuar situata destabilizimi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë.

“Vlerësimi ynë dhe i të gjitha strukturave aleatë në fakt është se në zonën kufitare janë bërë disa përpjekje për të krijuar situata destabilizmi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe vigjilentë që t’i parandalojmë këto situata. Ndaj ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO-ja të kërkojë një vigjilencë më të madhe dhe KFOR-i të ketë instrumente më të mëdha operacionale dhe mjetesh në dispozicion në terren. Kërcënimet mund të jenë edhe të natyrës hibride, krime kibernetike, sabotazhe, elementë të kësaj natyre që mund të krijojnë destabilizim. Gjithashtu kemi kërkuar që Qeveria e Kosovës të rakordojë të gjitha veprimet e saj me KFOR-in”, tha Vengu, për Euronews Albania.