Spiropali: Burgosja e Hashim Thaçit, padrejtësi politike dhe morale
Aktuale
March 18, 2025 - 14:06
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë mbledhjes komemorative për Haxhi Thaçin theksoi se burgosja e Hashimit dhe bashkëluftëtarëve të tij ka sjellë një padrejtësi politike, kombëtare dhe tani edhe njerëzore dhe morale.
Ajo iu drejtua ish-presidentit Thaçi, duke shprehur se mungesa e tij është e ndjerë në këtë moment për nder të babait të tij.
“Shumë i dashur Hashim, që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd, sepse padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes tënde dhe luftërave të tjerë sot iu shtua një padrejtësi njerëzore e morale”, ka thënë ajo.