26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Aktuale March 13, 2025 - 08:21

Janë mbushur 26 vjet nga masakra që ndodhi në tregun e Mitrovicës, ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Në këtë ditë, më 13 mars të 1999-s, forcat serbe sulmuan me minahedhës kurse tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicës.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.