Digjen 400 trupa me arra në Leçinë të Skendrajt

Digjen 400 trupa me arra në Leçinë të Skendrajt

Aktuale March 10, 2025 - 20:51

Thuajse e gjithë ara është bërë shkrumb e hi.

Kjo meqë ditën e shtunë  një pjesë e tokës në fshatin Leçinë të Skendarjt, u kaplua nga zjarri.

Ndodhi kjo që gati se shkatërroi punën  disa vjeçare që kishte bërë bujku, Isa Çitaku në kultivimin e arrave.

Më gjithë këtë ngjarje është i mërzitur pronari i tokës.

Ai madje tregoi se si e kishte kuptuar lajmin që toka e tij po digjej.

“Isha në disa ara të tjera e prej atje e pash timin që po shkon lartë. E lajmërova djalin e vëllait, kur është ardh, e ka shikuar, e ka pa që janë të djegura tërësisht. Vallahin keq, normal që keq se mundimi i pesë gjashtë viteve po shkon poshtë, për një orë me shku për 6 vite sa ke punuar goxha vështirë. Janë një hektarë 350-400 trupa të arrave. Qe dy vite kemi marr arra prej tyre”, ka deklaruar ai.

Sipas bujkut djegia e tillë e tokave është veprim i papërgjegjshëm.

“Kjo është e pandërgjegjshëm këto zjarre nuk duhet me ndodh kështu se mundimi i pesë viteve a pe sheh si dëmtohet është shumë gjest i keq me u kall toka”.

Rastin për televizionin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, duke thënë se kanë filluar hetimet.

“Është raportuar se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i janë djegur 400 trupa me arra, si dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka deklaruar Policia.

E rasti i ngjashëm i zjarrit u pa edhe në afërsi të fshatit Leçinë të Skendarajt.

Si shkas i zjarreve të tilla gjatë ditës se diel, Agjencia për Menaxhimin Emergjent apeloi tek qytetaret për kujdes te shtuar pasi qe kohet e fundit është vërejtur shtimi i zjarreve./teve1