Nis me Vushtrrinë rinumërimi i 50 vendvotimeve në QNR
Foto: Laura Hasani

Nis me Vushtrrinë rinumërimi i 50 vendvotimeve në QNR

Aktuale March 10, 2025 - 17:10

Nis me Vushtrrinë rinumërimi i 50 vendvotimeve në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Fillimisht, në mbledhjen e ditës së sotme KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025. Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve”, tha Elezi.

Sipas tij të paratë që kanë nisur rinumërimin janë fletëvotimet nga vendvotimet e Vushtrrisë.

Gjithashtu, KQZ mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate.

vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025. Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.