
Millosh Vuçeviqi vërshëllehet dhe gjuhet me vezë nga qytetarë të pakënaqur
Kryeministri serb në largim Millosh Vuçeviq, sot po qëndron për vizitë në Nova Beçejë, ku është pritur nga qytetarë të pakënaqur që e vërshëllyen dhe e gjuajtën me vezë.
Siç mund të shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, Vuçeviq nën shoqërimin e një numri të madh të sigurimit shfaqet në sallë në Nova Beçejë, transmeton Telegrafi.
Jo larg hyrjes janë mbledhur qytetarë të pakënaqur që e vërshëllyen dhe e gjuajtën me vezë Vuçeviqin.
Dy burra nga sigurimi kanë qëndruar para Vuçeviqit derisa po hynte brenda, kurse në video shihen duke lëvizur që të mos goditen nga vezët.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjendet për vizitë në po të njëjtin rajon, kurse në Kovaçicë qytetarët dolën në rrugë dhe e vërshëllyen.
Pimpek u ostavci stigao u Beëej. Jaja dobrodošlice. Likovi iz obezbeëenja drëe ruke na pištoljima. Mora da je divno kad si ovoliko voljen ë pic.twitter.com/1glVcF2FWS
— Sta Bre Ko je Rek'o - Ja Sam Rek'o (@StaBreKojeReko1) March 9, 2025