PZAP-i refuzon ankesën e LVV-së për rinumërimin e votave me postë
Foto: Laura Hasani

PZAP-i refuzon ankesën e LVV-së për rinumërimin e votave me postë

Aktuale March 09, 2025 - 15:09

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendojse për ripërsëritjen e numërimit të votave me postë.
Lajmin e bëri të ditur Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim, raporton Zeri.info.

Cakolli ndër tjera tha se PZAP-ja ka aprovuar ankesën e këtij subjekti për rinumërimin e 1631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit.

“PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi.
Ndërsa, është aprovuar ankesa e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit – sipas propozimit paraprak të Sekretariatit”, thuhet në njoftim. /Zëri