Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në Washington
Foto: Laura Hasani

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në Washington

Aktuale March 09, 2025 - 14:28

Kosova, aktualisht, nuk ka asnjë lobues të kontraktuar në SHBA. Derisa Serbia vazhdon të forcojë prezencën e saj në Uashington përmes pesë kontratave të lobimit, Kosova mbetet pa një mekanizëm të tillë ndikimi. Marrëveshjet e mëparshme të lobimit skaduan pikërisht pak para ndryshimeve në administratën amerikane me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit.