
Qalaj thotë se fituesit kryesor të këtyre zgjedhjeve janë PDK-ja dhe LDK-ja: Rënia e LVV duhet të ishte edhe më e thellë
Rashit Qalaj, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se kjo parti ka dal shumë mirë në zgjedhje, raporton GazetaBlic.
Qalaj thekson se fituesit kryesor të kësaj gare elektorale janë PDK dhe LDK, ndërsa humbësi sipas tij është Lëvizja Vetvendosje.
Sa i përket Lëvizjes Vetvendosje, Qalaj ka pritur që të ketë një rënie edhe më të thellë, madje mos ta kaloj as pragun.
“Mendoj që PDK ka dal shumë mirë në këto zgjedhje, normalisht kemi prit që të jemi më mirë mirëpo rezultatet që kanë dal deri më tani tregojnë që PDK ka pas një rritje të ndjeshme gjatë zgjedhjeve të fundit dhe mendoj që populli qdo ditë e më shumë është duke u rreshtuar përkrahë PDK”
“Mund të them që fituesit kryesor të kësaj gare elektorale lë të them është Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa humbësi më i madh nëse mund ta quaj humbës, meqenëse unë kam pritur që duke u bazuar në rezlutatet e punës dhe mënyrën se si ka qeverisë, unë kam pritur që partia që është në pushtet ndoshta mos ta kaloj as pragun, për shkak se kemi pas një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe një tension mjaft të madh sa i përket deklaratave të panumërta të kryeminsitrit të Kosovës për gjendje lufte në Kosovë. Mendoj se rënia e LVV duhet të ishte edhe më e thellë, sido që të jetë ka pas një renie të theksuar dhe besoj që partitë kryesore që kanë fituar këtu janë PDK dhe LDK”, u shpreh ai.
Qalaj thekson se PDK ka pasur kandidatin më të mirë për kryeministër ku dhe shpreson se Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, ai potencon se programi i tij i ka bërë qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.
“Faktori kryesor për PDK, mendoj që ka qenë një fushatë shumë e kulturuar, kemi pas një kandidat më të mirë për kryeministër zotri Bedri Hamza, dhe unë shpresoj se zotri Bedri Hamza do të jetë kryeminsitër i ardhshëm i shtetit të Kosovës. Mendoj që programi i tij mënyra se si është bërë kampanja zgjedhore mendoj se kanë bërë që qytetarët të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës”, përfundoi Qalaj për gazetablic.