Sot diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve
Foto: Laura Hasani

Sot diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve

Aktuale March 07, 2025 - 07:54

Sot në Prishtinë do të diplomojë gjenerata e 45-të e kadetëve.

E me këtë rast Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.

Të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.