
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime
Nga ish-spitali ushtarak i UÇK-së në Mollopolc të Shtimes, ushtar të plagosur dhe ish-zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare sjellin rrëfime të kushteve të vështira të trajtimit dhe luftë mbinjerëzore që të shërohen plagët.
Aktakuza ndaj Bedri Shabanit të cilën e lexoi Prokurori të mërkurën, fliste edhe për planin që dyshohet se e kishin ai bashkë me BIA-n e Serbisë që të shpikin dhe sajojnë një shtëpi tjetër të verdhë brenda Kosovës, si ajo e Dick Martyt në Burrel të Shqipërisë.
“Në raport, Dick Marty pretendonte se në atë shtëpi Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kryer trafikim me qenie njerëzore, trafikim me organe njerëzore. Pra qëllimi ishte që edhe ky spital dhe e vërteta e tij të përlyhej me të njëjtat pretendimet. Në vazhdim do ta mësojmë se jo vetëm që qëllimi por as kushtet nuk ishin për një krim të tillë makabër”.
Por realiteti është krejt ndryshe, po flasim për spital në kushte shtëpie. Këtu ushtarët e plagosur dhe civilët më shumë gjenin strehim sesa shërim, kjo për shkak se kishte kushte minimale.
“Kjo nënkupton që edhe mjete anestetike për mpirje nuk ka pasur e as morfinë që normalisht kanë pasur ndikim negativ kemi pasur shumë ushtarë të plagosur. Po edhe sot kemi shumë ushtarë të gjallë që mbartin edhe granata me vete…. Kemi pasur edhe vdekjen e një vajze…”, ka thënë ka thënë zëdhënësi i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, Ruzhdi Jashari.
Ruzhdi Jashari e cilëson absurditet dhe çmenduri planin ndaj të cilit ekzistojnë dëshmi të gjalla se është gënjeshtër.
“Këto janë absurditetet, edhe informacionet janë të kufizume, me 1 celular kemi komuniku… të mos flasim për një punë të tjera..”, ka shtuar Jashari.
“Thojsha o doktorr bre. mu doke sikur… kur më kanë shti në operacion edhe krejt ato i dëgjoja ka folshin mu zajke fryma deri në minutën e fundit edhe më e kam pa veten në krevat”, ka thënë ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Ademaj.
Shaban Ademaj ka mbetur me pasoja pikërisht për mungesën e kushteve elementare.
“Qyre unë si e kam barkun qyre këtu….”, ka shtuar Ademaj, teksa ka treguar shenjat e plagëve në trup.
Edhe raporti i Dick Martyt, që pretendonte se UÇK-ja trafikoi organe nuk u vërtetua nga institucioni që u themelua për ta hetuar pikërisht atë por megjithatë Gjykata Speciale mbeti e gjithashtu edhe procese gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së për të tjera pretendime për të cilat i akuzon kjo gjykatë.