Ambasada i bashkohet thirrjes së Sarrazinit për formim të shpejtë të qeverisë: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada i bashkohet thirrjes së Sarrazinit për formim të shpejtë të qeverisë: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Aktuale March 06, 2025 - 13:47

“Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog”. Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme, ndër të tjera, Manuel Sarrazin, i dërguari special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këto qëndrime të Sarrazinit i ka mbështetur plotësisht edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Nga Ambasada është thënë që tanë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.

‘‘Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e Dërguarit të Posaçëm Sarrazin në intervistën e tij të fundit. Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku’’, është shkruar nga Ambasada.