Në Mitrovicë dhurohen pitalka falas për qytetarët në nevojë gjatë muajit të Ramazanit

Në Mitrovicë dhurohen pitalka falas për qytetarët në nevojë gjatë muajit të Ramazanit

Aktuale March 06, 2025 - 13:10

Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ka filluar një iniciativë solidarizuese në nder të muajit të Ramazanit.

Nga fillimi i këtij muaji është vendosur një raft, në të cilën shërbehen pitalka falas për qytetarët në nevojë.

Organizuesit e kësaj iniciative solidarizuese nuk pranuan të prononcohen, derisa u shprehën se këtë e kanë bërë si akt bamirësie dhe nuk dëshirojnë të flasin më shumë për të.

Organizuesit e kësaj iniciative solidarizuese nuk pranuan të prononcohen, derisa u shprehën se këtë e kanë bërë si akt bamirësie dhe nuk dëshirojnë të flasin më shumë për të.

Të tilla iniciativa solodarizuese respektohen gjithmonë nga qytetarët e Mitrovicës, e kur ato realizohen gjatë muajit të Ramazanit bëhen ende më të ndjera për besimtarët myslimanë.