
Konjufca: Jasharët na mësuan se liria nuk fitohet pa armë e pa dëshmorë
Aktuale
March 06, 2025 - 10:38
Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se krijimi dhe esenca e UÇK-së mbështetet te familja Jashari.
Një deklaratë të tillë ai e bëri pas homazheve në Prekaz për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e tyre një të vërtetë, që e ka shpëtuar popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet”, ka thënë Konjufca.
Ai ka bërë homazhe bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe personalitete të tjera politike.