Sot krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Prekaz
Foto: Laura Hasani

Sot krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Prekaz

Aktuale March 06, 2025 - 07:57

Sot është dita e dytë e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe për këtë janë paraparë disa aktivitete të ndryshme.

Nga ora 10:00 krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Zeri.info.

Homazhe do të bëhen edhe nga të gjitha komunat e vendit, në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve.

Një aktivitet tjetër që është paraparë është edhe parakalimi i motorklubeve të Skenderajt, me fillim nga ora 12:00.

Dhe dita do të përmbyllet me një akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë, që është paraparë të fillojë nga ora 19:00.

Qytetarë të shumtë janë duke vizituar kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz gjatë këtyre ditëve, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari. /Zëri