Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes
Foto: Laura Hasani

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Aktuale March 05, 2025 - 23:01

Analisti politik Dardan Sejdiu ka komentuar procesin zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sejdiu, i cili ka qenë në të kaluarën i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i dha vlerësimet e tij rreth këtij subjekti politik.

Ai theksoi se LVV-në e sheh më ndryshe.

“Prej një organizate super-produktive e cila ka prodhuar politikë publike në më mënyrë intensive, ka pasur tekst, ka pasur mendim për çdo çështje, e ka pasur të elaboruar mire. Këto gjashtë vite VV-ja është shndërruar në një organizatë komplet tjetër”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Sipas tij, Vetëvendosje ka ndjellur urrejtje dhe ndasi në shoqëri.