Kurti: Përkujtimi i veprës së Jasharajve – obligim kombëtar

Kurti: Përkujtimi i veprës së Jasharajve – obligim kombëtar

Aktuale March 05, 2025 - 22:33

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se përkujtimi i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij përbën obligim qytetar e kombëtar.

“Përkujtimi i veprës së tyre është obligim qytetar, shtetëror e kombëtar dhe vazhdim i traditës së vendosur 26 vjet më parë, kur u manifestua njëvjetori i Epopesë, i rezistencës dhe qëndresës heroike të Jasharve në Prekaz”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka thënë se sot vendi ka ushtrinë e cila është më e përgatitur se kurrë.

“Asokohe e kishim UÇK-në që prihej e frymëzohej nga Kryekomandanti Adem Jashari, e sot e kemi më të fortë, më të pajisur, më të armatosur e të trajnuar se kurrë më parë ushtrinë e Kosovës, që po e ngrisim e fuqizojmë, për sigurinë e mbrojtjen e vendit”, ka shkruar Kurti.