Përfundon procesi i numërimit të votave
Foto: Laura Hasani

Përfundon procesi i numërimit të votave

Aktuale March 05, 2025 - 21:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar procesin e numërimit të të gjitha votive për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky proces ka përfunduar dy orë me vonesë, pasi që pritej që kjo të ndodhte në ora 19:00.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka deklaruar për Klankosova.tv se janë numëruar më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

“Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ ërgjithshme, KQZ ëhtë e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se t’i shpallë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat prej 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, deklaroi Elezi.

“Sot, është dota e fundit kur këtu në QNR, ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00”, tha ai.