Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës së popullit tonë për liri
Foto: Laura Hasani

Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës së popullit tonë për liri

Aktuale March 05, 2025 - 20:22

ë Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas ceremonisë së Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Ajo u shpreh se marsi në Kosovë nuk është thjesht një muaj në calendar, por një kujtesë e përhershme e sakrificës, raporton Zeri.info.

“Marsi në Kosovë nuk është thjesht një muaj në kalendar – por një kujtesë e përhershme e sakrificës, e heroizmit dhe e vendosmërisë së popullit tonë për liri.

Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë heronjve të UÇK-së!”, shkroi ajo në Facebook. /Zëri