Spanja pengoi kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Spanja pengoi kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Aktuale March 05, 2025 - 14:02

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila është pjesë e delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë se sot në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Por kjo u pengua nga deputeti spanjoll i Grupit të EPP-së, Pablo Hispan, transmeton Zeri.info.

“Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP-së, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”.

“Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Musliu-Shoshi. /Zëri