Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Washington
Aktuale
March 04, 2025 - 22:32
Kryesuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka rrëfyer disa nga ngjarjet që nuk janë dëgjuar më parë.
Ish-ambasadori, Walker ka folur edhe për lidhjen që ka me popullin e Kosovës.
Ai ka thënë se jo rrallë pranon vizita të shqiptarëve të Kosovës në shtëpinë e tij në Washington.
“Kaloj shumë kohë duke menduar për Kosovën, për atë që ndodhi këtu, për përfshirjen time, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe për disa gjëra që nuk kanë shkuar aq mirë. Takoj shumë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Washington dhe më vizitojnë”, tha ai.
“Flasim për fotot në mur ose për flamurin e UÇK-së në cep tek dhoma e ndenjes, gjëra të tilla. Dhe pastaj dalim në një restorant aty pranë”, ka thënë Walker.