
Konfirmohet gripi i shpendëve në Shqipëri: Një fermë në karantinë, ndalohen vezët dhe mishi i saj
Aktuale
March 04, 2025 - 13:48
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, ose siç njihet si gripi i shpendëve.
Për të marrë masa shtesë, Ministria e Bujqësisë atje ka vendosur në karantinë një fermë të pulave në fshati Maliq Muwo, Njësia Administrative Rashbull.
Në këtë fermë janë raportuar raste të ngordhjes së shpendëve dhe raportohet se autoritetet kanë ndaluar vezët dhe mishin në këtë fermë dhe se nuk do të lejohen që produktet të dalin në treg. /abcnews