Maqedonci takon ambasadorin britanik, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes
Foto: Facebook

Maqedonci takon ambasadorin britanik, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes

Aktuale March 04, 2025 - 11:29

Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar me Hargreavesin edhe për situata e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të, si dhe rëndësinë e koordinimit në këto rrethana ndërmjet partnerëve strategjikë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore që diskutuam ishte situata e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të, si dhe rëndësinë e koordinimit në këto rrethana ndërmjet partnerëve strategjik.

Nga ambasadori Hargreaves pranova urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, si dhe vlerësimin për angazhimin në forcimin e sektorit të mbrojtjes.

Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen.