
Prokuroria deklarohet pasi Kurti s’shkoi për të dhënë dëshmi as sot
Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti nuk ka shkuar as sot për të dhënë dëshminë e tij.
Prokuroria tha se edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet e tjera, do të veprojë duke respektuar legjislacionin në fuqi, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij, edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij më datë 04.03.2025, në orën 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet e tjera, do të veprojë duke respektuar legjislacionin në fuqi.